EKONOMI

Tatimet, 20 gushti është afati i fundit për pagesën e tatimit në burim

18:00 - 12.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), të cilët sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” kanë marrë vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e kanë shpërndarë atë në formë dividenti, se afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim është data 20 gusht 2018. Deklarimi i shumës së dividendit bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, e cila dorëzohet ‘online’ në administratën tatimore brenda kësaj date. Pagesa për tatimin bëhet në bankat e nivelit të dytë, brenda datës 20 gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividendëve për subjektet/individët përfitues.




Gjithashtu, ju kujtojmë se në rast mosdeklarimi apo mospagesa në afat të tatimit mbi dividendët, do të zbatohen dispozitat përkatëse ligjore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për informimin e tatimpaguesve mbi zbatimin me korrektesë të legjislacionit, si dhe për deklarimet sipas afateve. Sipas legjislacionit në fuqi duhet të deklarohet dhe mbahet tatimi në burim në masën 15 për qind nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, janë: dividendët, ndarjet e fitimit, interesat, pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale, pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit, pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues, pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to, pagesat për qiratë dhe pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.