Kronikë

“Po fëmijët pse i vrave?”, monstra i Selenicës i qetë para gazetarëve dhe Gjykatësit

11:18 - 13.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I veshur me pantallona të shkurta ngjyrë blu, një bluzë të bardhë dhe nën masa të rrepta sigurie 24-vjeçari Ridvan Zykaj u fut në Gjykatën e Vlorës.




Asnjë familjar nuk ishte, ndërsa gazetarët të shumtë ishin ata që e pyesnin nga përtej xhamit të kafazit të Gjykatës nëse ishte penduar për vrasjet.

Por gjakftohtë, 24-vjeçari Ridvan Zykaj vetëm i shikonte gazetërt dhe nuk dha asnjë përgjigje…

“A je i penduar? Po fëmijët pse i vrave?”, ishin disa nga pyetjet e gazetarëve që ndoqën procesin, por 24-vjeçari me pranga në duar nga pas dhe shoqëruar nga efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vetëm shikonte i habitur.

Seanca zgjati më shumë se një orë, pasi asnjë avokat nuk pranonte ta merrte përsipër mbrojtjen e 24-vjeçarit. Pas shumë konsultimeve, Dritan Mehmeti u caktua si avokat mbrojtës dhe më pas gjyqtarja Esmerilda Habilaj ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po karagjozi shqiptar than qeveria s’kīi asnje pergjegjsie?????
    E krahason amerikeern nme 350..000.000 greiiiíme shqiperin 2.000.000.
    Pastas””””l shum vend’
    Arma qe m aahet pa leje e ka fajn qeveria qe clo ke e me te.

    Përgjigju ↓