BOTA

Video/ “O Zot, o Zot…” Momenti kur shembet ura në Genova, dyshohet për dhjetëra viktima

13:45 - 14.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tragjedi në Genova… Një pjesë e mbikalimit Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Genova të Italisë, është shembur mesditën e kësaj të marte duke shkaktuar dhjetëra viktima.




Zjarrfikës të shumtë, ambulanca dhe forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga raportimet e deritanishme dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja dhe disa makina të zëna poshtë, sipas punonjësve të kërkim-shpëtimit.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor. Të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash, duke zënë nën të disa automjete.

Autostrada është mbyllur në drejtimin Genova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Genova dhe Genova-Aeroport.

Ura “Morandi”, e ndërtuar në vitet ’60, ndodhet në rajonin Sampierdarena e Cornigliano, është e gjatë mbi një kilometër dhe e lartë 90 metra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.