AKTUALITET

Emri/ Genova “e plagosur” në zemër, mes 35 viktimave edhe një shqiptar

08:51 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Genova “e plagosur” në zemër. Me këtë titull mediat italiane kanë pasqyruar mëngjesin e sotëm tragjedinë e ndodhur, pasi “ura Morandi” u shemb dhe dhjetëra persona humbën jetën.




Mediat pohojnë se bilanci i viktimave ka shkuar në 35 persona, 10 rezultojnë të zhdukur dhe 440 të tjerë janë nxjerrë nga makinat.

Mes viktimave është edhe një shtetas shqiptar. Marjus Djerri, 22 vjeç, i cili ishte duke shkuar në punë kur u shemb ura e duke rënë në 100 metra lartësi.

Vdekja e tij është konfirmuar për familjarët në Itali pas mesnatës së kaluar, ndërkohë që nga Ministria e Jashtme nuk ka ende njoftim zyrtar për shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali.

Tragjedia e ndodhur i ka marrë jetën edhe tre fëmijëve të moshës 8 deri në 13 vjeç.

Prokurori i përgjithshëm i Genovas, Francesco Cozzi “është gati të hap një dosje për vrasje të shumëfishta dhe fatkeqësi që mund të parandalohej”, teksa ende nuk dihen përmasat e kësaj tragjedie.

Tre spitale të mëdha hapën dyert për të pritur të gjithë rastet. Burime pranë spitalit San Marino konfirmojnë se 35 persona kanë humbur jetën dhe 5 prej tyre ende nuk janë identifikuar, teksa druhen se numri mund të shkoj deri në 50.

16 persona janë të plagosur, nga të cilët 12 në gjendje të rëndë.

Sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës Edoardo Rixi “kjo është një tragjedi, një fatkeqësi e vërtetë”, teksa gjatë gjithë natës ka vijuar kërkimi midis rrënojave, mbetjeve të makinave dhe kamionëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.