Nostalgji

Nostalgji/ Rozana Radi rikthehet në teatër si një Ofeli. Shpat Kasapi në SHBA për Afërditën, apo për koncerte?!

16:00 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rozana Radi rikthehet në teatër si një Ofeli. Shpat Kasapi në SHBA për Afërditën, apo për koncerte?!




Rozana Radi rikthehet në teatër si një Ofeli

Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, ka vendosur që këtë verë t’u përkushtohet maksimalisht të dy profesioneve të saj. Pas kaq muajsh mungesë ajo do t’i rikthehet këtë fund qershori skenës së teatrit, këtë herë në rolin e Ofelisë, tek tragjedia “Hamleti”. Për të na e provuar edhe më mirë këtë, Rozana, në profilin e saj në rrjetin facebook.com ka vendosur foton që ne po ju paraqesim, në të cilën shkruhet mjaft qartë titulli i tragjedisë, në të cilën ajo do të marrë pjesë. Ky angazhim i ri në teatër do t’i marrë jo pak kohë Rozit, por megjithatë ajo nuk ka ndërmend që ta lërë pasionin e saj, muzikën për asnjë arsye. Aktualisht është duke punuar për 2 këngë të reja në studion e kompozitorit të njohur Adrian Hila, për njërën prej të cilave, këngëtarja na tregon se do të realizojë edhe një klip shumë të nxehtë…Në natën finale të Festivalit “Kënga Magjike”, Rozi premtoi se në vijim të karrierës së saj do të realizonte vetëm këngë të vërteta…Emri i kompozitorit tek i cili ka besuar edhe këtë herë, na e garanton këtë, por megjithatë, ne ende jemi në pritje…

Shpat Kasapi në SHBA për Afërditën, apo për koncerte?!
Me zërin interesant, paraqitjen dhe buzëqeshjen që gjithmonë e ka karakterizuar, ai i bën menjëherë njerëzit për vete. Publiku çmendet pas tij dhe këtë gjë e kemi vënë re në çdo skenë mbi të cilën është ngjitur këngëtari nga Kosova, Shpat Kasapi. Edhe këtë herë, gjatë turneut të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shpati ka tërhequr pas vetes gjithë publikun, duke i bërë ata të kërcejnë e këndojnë bashkë me të përgjatë gjithë mbrëmjeve. Sot po ju shfaqim një nga fotot e këtij turi, në të cilën Shpati, është duke kënduar tërë pasion një nga këngët e repertorit të tij, dhe publiku i gjerë është duke dëfryer nën tingujt e muzikës së tij. Në foto duket dhe një vajzë e re që është duke regjistruar me celularin e saj këngëtarin ndërsa këndonte. Me këtë tur koncertesh në SHBA Shpati ka gëzuar pa masë edhe të dashurën e tij, këngëtaren e modelen e njohur që prej vitesh jeton në Amerikë, Afërdita Dreshajn, gëzim të cilin ajo e ka shfaqur edhe në statuse të ndryshme, në profilin e saj në rrjetin social facebook.com

 

Ky shkrim u botua më 12 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.