Show-Bizz

Atalanta Kërçyku: Kam ide programative që nuk janë bërë ndonjëherë në Shqipëri

13:45 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Modelingu sipas saj është profesion mjaft i bukur, por që ka perspektivë më shumë për jashtë. Në vendin tonë mungojnë njerëzit që duhet ta vlerësoj ashtu siç duhet punën e modeleve. Atalanta Kërçyku ndan me ne në “Summer Pages” të fshehtat e kësaj bote mrekullish. Bukuroshja thotë se bukuria është një çelës për t’i hyrë televizionit dhe në të shumtën e rasteve vërtetohet se ajo mjafton për t’u bërë pjesë e tregut mediatik. Atalanta që ka rrëmbyer çmimin “Miss Ballkani” dhe që ka marrë pjesë në pasarela të rëndësishme në vende të ndryshme na tregon se këto kanë qenë momentet më të lumtura për të. Ajo është shumë e ëmbël dhe me të qeshur na pohon se, nëse do kishte një kokteil që do mbante emrin e saj, padiskutim që do ishte një miks frutash. Modelja mërzitet vetëm atëherë kur njerëzit ndërhyjnë në jetë e të tjerëve. Më shumë se sa pasarelat e mëdha, bukuroshja dëshiron “Photoshooting Model”. Shtatori do sjelli surpriza për Atalantën. Ne i urojmë Kërçykut suksese dhe arritje sa më të mëdha!




Si të duken modelet?
Profesion i mrekullueshëm jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri nuk ekziston asnjë modele që i përmbush të gjitha standardet e të quajturit e tillë. Të bësh disa foto të bukura në një agjenci të vogël përsëri s’të bën të tillë. Duhet të prekësh pasarelat ose setet e mirëfillta të photoshootingut. Për të mos folur pastaj për modelet e “Instagramit”. Çdo 3-4 vajza janë të tilla…

Çfarë i mungon botës së modelingut sot?
Në Shqipëri mungojnë investitor seriozë dhe njerëz, që duhet ta vlerësojnë me seriozitet këtë profesion. Nëse këto të dyja funksionojnë, gjithçka mund të ndryshojë këtu. Kështu mund të fillojë ekzistenca e modelingut shqiptar. Natyrisht, kjo gjë bëhet kur kemi një shtet më të emancipuar. Momentalisht kemi ende probleme të tjera.

A mjafton vetëm bukuria për të qenë në Tv?
Tregu ka vërtetuar se mjafton. Pastaj shumica janë përmirësuar me kohë, pasi eksperienca bën të vetën. Unë ende mendoj se një vajzë e bukur dhe e përgatitur mund të jetë një aset me shumë në TV tona.

Modelingu është më shumë pasion apo profesion?
Tek unë ka lindur si pasion, por duke parë gjendjen e mosekzistencën e tij në Shqipëri e lash të flinte atë pasion. M’u rizgjua pastaj nga një kërkesë pune në një agjenci të huaj. Vazhdova për disa vite dhe po të mos isha rikthyer do kishte kaluar në profesion të mirëfilltë. Natyrisht, që është profesion, pasi paguhesh për punën që bën. Por, siç thotë shprehja “Bëj një punë që të pëlqen dhe nuk do punosh kurrë asnjë ditë në jetën tënde”.

Cili ka qenë ai moment që do e konsideroje si më të bukurin përgjatë rrugëtimit si modele?
Miss Ballkani! Hera e parë që një shqiptare konkurronte dhe fitoi kurorën e më të bukurës në Ballkan. Gjithashtu, nuk mbetet pas dhe pasarelat e “Next Top Model of The World” në Lebanon dhe “Supermodel International” në Kore.

Një kokteil që do mbante emrin tënd, çfarë shije do kishte?
Unë nuk e konsumoj alkoolin ndaj mendoj se do ishte një miks frutash ekzotike. Të ëmbla dhe me një shije, që mbetet gjatë e të bën të rikthehesh. O zot çfarë komplimenti ndaj vetes. (qesh)

Aventura më e rrezikshme që ke kaluar në verë?
Nuk jam njeriu i aventurave të rrezikshme. Por, meqenëse po flasim për modelingun edhe këtë gjë po e fus tek aventurat teksa e mendoj. Lashë universitetin për të vazhduar profesionin jashtë Shqipërisë për një periudhë tre vjeçare, më pas u ktheva për ta rimbyllur atë. Quhet aventurë e rrezikshme kjo gjë?

Je mjaft solare. Çfarë e mërzit Atalantën?
Asgjë nuk më mërzit më shumë sesa njerëzit që ndërhyjnë në jetën e te tjerëve. Kjo botë ka vend për të gjithë dhe diversialiteti e bën më të bukur. Lërini njerëzit të bëjnë ç’të duan me jetën e tyre dhe shijoni tuajën.

Si do ishte përkufizimi yt për lumturinë?
Krijoni një paqe në vetvete dhe çdo gjë do bëhet më mirë. Shijoni çdo moment dhe mendoni pozitivisht. Pozitivitet dhe një zemër e mirë, që sheh të bukurën në çdo gjë.
Mendoj se këto janë çelsat e lumturisë.

A ka Atalanta një pasarelë që e ka ëndërr ta arrijë?
Dikur kisha atë të “Victoria Secrets”, si çdo modele besoj. Por, më pas kuptova se nuk jam shumë e dhënë ndaj sfilatave. Kërkonin shumë punë e kohë t’ia dedikoje e të jetoje vetëm për atë punë. Ndërsa unë kisha ende pasione të tjera. Më tërheqin më shumë setet e fotove, pra “Photoshooting Model”.

Ke menduar ndonjëherë që të heqësh dorë nga modelingu?
Në Shqipëri jo. Kur shoh se ende kemi modele që nuk janë të tilla, them me vete pse të heq dorë. Jashtë kam hequr dorë kur u riktheva pas tre vjetësh.

Ku do të të gjejë shtatori?
Një punë e re ende surprizë. Normalisht dhe arkitektura vazhdon me projekte private në interior dhe eksterior.

A ke projekte në tv?
Po kam dhe Tv mbetet një pasion imi i kahershëm. Madje kam ide programative që nuk janë bërë ndonjëherë në Shqipëri, si në terren dhe në studio.

Çfarë formati të shkon më tepër?
Studioja mbetet e preferuara ime dhe formatet argëtuese me lojëra mendoj se më përshtaten. Mbetem larg formateve intervistues rigoroz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.