Kosova

Korrigjimi i kufijve, Thaçi: Fundi i ëndrrës serbe për ndarjen e Kosovë

21:04 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për presidentin kosovar Hashim Thaçi, propozimi i tij për rishikimin e kufijve me Serbinë i jep fund planit serb për ndarjen e Kosovës. Komentet, kreu i shtetit kosovar i bëri në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re” ku theksoi sërish se synimi i tij është të përfshijë luginën e Preshevës në hartën e Kosovës.




Hashim Thaçi, president i Kosovës: Korrigjimi i kufijve dhe përfshirja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, përfundimisht e shuan ëndrrën e vjetër të Akademisë serbe të Shkencave për ndarjen e Kosovës apo krijimin e “Republika Srpskas” në Kosovë.

Thaçi shprehet se nuk do të lejojë që Bashkësia e Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Ai ftoi opozitën që të japë mendimin e saj duke u bërë pjesë e dialogut për mënyrat e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, premton se do të kërkojë edhe mendimin e popullit përmes referendumit. Ndërsa shpreh optimizmin se marrëveshja me Serbinë do të do të arrihet vitin e ardhshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.