Nostalgji

Nostalgji/ Saimir, kujdes me Gishtin. Abazin dhe Idrizin e Bashkon politika apo arti?

12:55 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Saimir, kujdes me Gishtin
Deputeti socialit Saimir Tahiri, është një ndër oratorët e shumtë që ka selia rozë. Zakonisht oratorët e zotë, kanë të zhilluar shumë edhe gjestikulacionin, pra shoqërimin e fjalëve me gjeste. Këtë herë në “Bluetooth” Saimiri vjen me një foto tejet pikante. Ndërsa diç po i komunikon deputetit që qëndron i ulur prapa tij në parlament, gishtat e tij, kanë marrë një “pozë” të turpshme. Nga sa kuptojmë ne Saimiri, është duke përshkruar një nga kundërshtarët e tij politik në këto momente, dhe për të evituar fjalën që përdoret zakonisht në këto raste, ka zgjedhur të përdorë gishtin. Po ç’janë këto që bën more Saimir, ti ke qenë djalë i mirë?

Abazin dhe Idrizin e Bashkon politika apo arti?
Ndërsa të gjithë kanë ndjekur kronikat e fundit televizive, ku lideri i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ishte në vizitën e tij në Prishtinë, ajo që na ra në sy neve të “Bluetooth” ishte pikërisht prezenca krah tij e piktorit dhe drejtuesit të emisionit “Art Shopping”, në News 24, Abaz Hado. Të gjithë e dimë që Hado është një nga mbrojtësit e çështjes çame, por që të ishte përfshirë në politikë tani e mësuam. Ndërkaq thuhet se përveç bisedave politike, Hado i ka propozuar Idrizit të blejë edhe disa piktura me vlerë të anonçuara në emisionin e tij. Ideja i ka pëlqyer Idrizit, por a do ta mbajë premtimin këtë herë do ta shohim në vijim…

Ky shkrim u botua më 19 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.