BOTA

100 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Indi

16:35 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shteti jugor indian i Keralas gjendet përballë musonit më të egër të pothuajse një shekulli.




Autoritetet vendore thonë se 150.000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë nga vërshimet e pafrenueshme të ujërave, dhe se dhjetëra persona gjatë përpjekjeve të tyre për t’u larguar kanë rezultuar të vdekur.

Rrugë të shumta në zonë janë dëmtuar, linjat e telefonisë celulare kanë rënë dhe aeroporti ndërkombëtar është mbyllur. Të gjitha këto kanë ardhur si pasojë e përmbytjeve masive të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera të këtij muaji.

Sipas kreut te qeverisë vendore Pinarayi Vijayan kanë vdekur rreth 100 persona gjatë 36 orëve të fundit.

Rajonet e goditura me rëndë janë ato veriore dhe qendrore.

Njerëzit e bllokuar nga uji kane lëshuar apele të dëshpëruara në rrjetet sociale, e disa madje kanë përcjellë edhe koordinatat e tyre GPS.

Një numër i madh varkash ushtarake e civile, si dhe avionësh janë mobilizuar në përpjekjet e shpëtimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.