Show-Bizz

Qëllohet me armë 50 Cent

15:25 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt reperit 50 Cent dhe 6ix9ine, ndërsa po xhironin një videoklip. Nga incidenti nuk ka pasur asnjë të lënduar.




Policia gjeti në sheshxhirim në Greenpoint, Brooklyn 11 gëzhoja. I dyshuari sipas TMZ po ngiste një Porsche të bardhë me targa të New Jersey. Nga gëzhojat e mbledhura besohet se arma me të cilën është qëlluar është një 9 mm gjysmë-automatike.

6ix9ine, 50, Casanova dhe Xha Murda ishin të gjithë në vendngjarje në kohën kur filluan të shtënat por asnjëri prej tyre nuk u qëllua.

Policia po shqyrton kamerat e sigurisë në rrugë por deri tani nuk ka asnjë të dëshuar. Ky është incidenti i fundit ku 6ix9ine, emri i të cilit është Daniel Hernandez, është përfshirë. Në korrik ai denoncoinë polici se e kishin rrëmbyer dhe nën kërcënimin e armëve i kishin marrë stoli me vlerë 750.000 dollarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.