Kronikë

Sekuestrohen 10 kg kanabis në një makinë në Vlorë

21:24 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Vlorës ka bllokuar një fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.




Sipas policisë, lënda narkotike u kap në aksin rrugor Selenicë-Resulaj. Ndërkohë, polica nuk ka mundur të arrestojë poseduesin e lëndës narkotike.

Blutë e Vlorës, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e tij, ndërsa hetimet po vijojnë dhe për identifikimin e personavetë të tjerë në rrjetin e trafikimit të lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë-Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.