AKTUALITET

“Shpejtësi dhe çmenduri” në rrugët e Tiranës, dy të rinj përplasen në ndjekje nga policia

09:33 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shpejtësi dhe çmenduri” në rrugët e Tiranës, pak para mesnatës. Dy të rinj që udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen Touareg” kanë sjellë vërdallë policinë duke shkaktuar panik në kryeqytet në një ndjekje që ka zgjatur disa momente.




Gentian Koçi dhe Ervin Kodra të dy të armatosur, me nga një pistoletë secili, në tentativë për t’iu larguar policisë kanë shkaktuar aksident.

Në drejtimin e makinës ishte Gentian Koçi dhe nga shpejtësia e lartë që po udhëtonte në ndjekje e sipër është përplasur me disa makina të tjera në rrugën “Asim Vokshi”.

Pas përplasjes dy të rinjtë kanë tentuar të largohen, por fatmirësisht efektivët e policisë i kanë ndaluar duke iu vënë prangat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.