Tech

Smartphone-i i Motorolës, një kopje indentike e iPhone X

15:14 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Smartphone-i më i ri i Motorolës është kritikuar shumë, pasi ekspertët e shohin si një kopje të pacipë të iPhone X.




Shumë prodhues telefonësh kanë kopjuar pamjen e iPhone X, kornizën më të vogël përreth ekranit dhe vrimëzën në krye, por kritikët thonë se Motorola e re P30 është një kopje e pastër.

Zotëruesja e markës Motorola, Lenovo, nuk iu është përgjigjur ende kritikave.

Motorola ka qenë dikur një pionier në industrinë e telefonëve celularë, por shitjet e saj ranë në erën e smartphone-ve dhe divizioni iu shit Google-it në vitin 2012. Ajo kaloi më pas në pronësinë e firmës kineze të kompjuterëve Lenovo, ku vazhdojnë të prodhojnë “smartphone” me sistemin operativ Android.

Lenovo planifikon të shesë Motorolën P30 në Kinë, por nuk dihet ende nëse do ta shesë edhe në tregje të tjera.

Aparati pritet të kushtojë rreth 350 dollarë amerikanë, më pak se gjysma e çmimit të iPhone X.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.