SPORT

Vëllai i Lionel Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, policia i sekuestron armë

14:53 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Matias Messi, vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit.




Messi ka marrë një dënim me burg prej 2 vjet e gjysmë, por nuk do të kalojë asnjë ditë pas hekurave. Ai u urdhërua për të kryer shërbim në  komunitet. Gazeta “La Capital” në qytetin argjentinas të Rosario thotë se vendimi u arrit nën një marrëveshje me hetimin e prokurorëve.

Arma u gjet në fund të vitit të kaluar, brenda një varkë me njolla gjaku. Messi 35 vjeçar u mbajt nën arrest preventiv dhe më pas u lirua derisa u rikthye pasi u paraqit në një spital  të Provincës Santa Fe të Argjentinës me nofull të thyer dhe disa lëndime të tjera.

Avokati i Messit ka thënë fillimisht se klienti i tij u rrëzua në një bankë ranore dhe mohoi se arma ishte e tija.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.