Tech

Google pranon se gjurmon vendodhjen e përdoruesve edhe kur e kanë të ç’aktivizuar

16:20 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Google përditësoi uebsajtin e ndihmës për funksionin e “Historikut të Vendodhjes” duke pranuar faktin se kompania gjurmon vendodhjen e përdoruesve edhe nëse e kanë ç’aktivizuar atë.




Kjo bëhet me qëllim që të mbledhë informacion për Google Maps, motin dhe kërkimin në ueb sipas Associated Press.

Faqja është përditësuar për të qartësuar se vlen vetëm për shërbimet e Google dhe jo aplikacionet e shërbimet e tjera.

Gjatë javës ishte po AP që raportoi se Google gjurmonte përdoruesit edhe në ç’aktivizohej funksioni.

Megjithatë përdoruesit mund të jenë të qetë vetëm kur të ç’aktivizojnë opsionin “Web adn App Activity.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.