BLUETOOTH

Jonida Shehu kthehet në Top Channel, ja kush e zëvendëson Anjeza Majën… Dudushi me emision politik

11:08 - 18.08.18 Pamela Aliaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërkohë që jemi ende në sezonin e nxehtë të verës, jemi edhe në një valë të madhe ndryshimesh të cilat presim t’i shohim të gjitha në shtator, atëherë kur fillon për të gjithë puna! Ndërsa lart e poshtë është përfolur për largime dhe rikthime të reja, ne kësaj radhe do të përqendrohemi në ndryshimet që do të pësojë televizioni i Top Channel.




Sipas burimeve të “BlueTooth” të “Gazeta Shqiptare” një figurë e njohur do t’i rikthehet sërish këtij televizioni.

Po flasim pikërisht për moderatoren Jonida Shehu, e cila pavarësisht se u largua nga emisioni i pasdites, kësaj radhe ka vendosur të kthehet me një projekt të jashtëm në bashkëpunim me Petri Bozon.

Ndërkaq moderatori i emisionit sportiv, Edi Manushi së bashku me bukuroshen Fjoralba Ponari, do të drejtojnë së bashku emisionin e Alban Dudushit, “E Diell”.

Ndërkohë që ky i fundit do të largohet nga “Top-Magazine” për të drejtuar një emision me ngjyra politike. Ndërkohë që siç edhe është marrë vesh më parë lajmi për largimin e Anjeza Majës nga drejtimi i programit “Në shtëpinë tonë”, pas tre sezonesh, bëri dje xhiron e të gjithë portaleve. Por programi i mesditës në “Top Channel” e ka zgjedhur tashmë moderatoren, që do të drejtojë në krah të Florian Agalliut në këtë sezon të katërt.

Është Stela Kotri, prezantuesja e një serie programesh të përditshme në disa ekrane si “Vizion Plus”, “Ora News”, “Alsat”, etj, e cila rikthehet në “Top Channel” pas shumë vitesh. Kujtojmë që ajo ka qenë drejtuese e “Top Select” përpara shumë kohësh. Sezoni i ri “Në shtëpinë tonë” pritet të sjellë ndryshime edhe në përmbajtje, ndaj do duhet të presim se çfarë do të rezervojë ekipi i këtij programi për të gjithë ndjekësit e tyre në shtator.

Për të shuar zërat dhe keqkuptimet, Maja është shprehur qartësisht se ka vendosur me vullnetin e saj të plotë të ndërpresë kontratën tre vjeçare me emisionin e paradites “Në shtëpinë tonë” për të ndjekur rrugë të tjera. Ajo konfirmon se në shtator do të nisë një aventurë të re në TV Klan, jo më si prezantuese, por si personazh në një spektakël. Para pak ditësh është zbuluar se Anjeza do të jetë një nga konkurrentet e “Dancing with the stars” ndërkohë që do të ketë edhe plot kohë që t’i përkushtohet biznesit të saj privat.

Ndërkaq shumë zëra të tjerë thanë se zëri i dashur i mëngjesit në Top Chanel, Eno Popi do të largohej nga emisioni i mëngjesit. Mesa duket zërat ishin të vërtetë, por nga ana tjetër ne jemi mësuar ta shikojmë çdo sezon në ekran edhe në emisionin “100 milionë”.

Edhe këtë sezon Enon do të keni mundësi ta shikoni duke drejtuar një emision të tipit game-show. Ashtu si te “100 milionë” edhe në emisionin e ri konkurrentët do të luajnë për të fituar para. Çdo konkurrent do të vendoset përballë 20 kutive që brenda mbajnë miliona lekë. Faqja e Top Channel ka bërë të ditur se emisioni do të quhet “Dilema” dhe do të fillojë së shpejti.

Ky emision është si formati i emisionit të drejtuar kohë më parë nga Enkel Demi, të quajtur “Kutia e fundit”, format ky i cili është i njohur edhe në ekranet e mediave të huaja. Të presim shtatorin për të tjera ndryshime!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eno edhe nga emri duket dhe eshte gej, dudushi budall, maja laraske, agalliu, koqe kandari, jonida zonje.po Ku I keni gjetur nje tufe budallenjsh ,dhe as kohe I keni kerkuar, po kush eshte ai I lodhur qe shikon emisionet tuaja ore te marre…………

    Përgjigju ↓