Kryesore

Superiorja startoi me dhunë, FSHF: Duam policinë në stadium

08:27 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarisht i kërkon qeverisë të ndryshojë ligjin për sigurinë në stadiume. Reagimi vjen pas përleshjes së ditës së premte mes tifozëve të Skënderbeut dhe Partizanit në stadiumin e Korçës.




Mungesa e policisë në ambientet e brendshme të stadiumit bëri që tifozët të zbrisnin në fushën e lojës duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit sende të forta dhe gurë. Nuk munguan edhe të lënduarit, ndërsa situata shtrëngoi gjyqtarin

Eldorjan Hamiti të ndërpriste sfidën deri sa gjendja të qetësohej.
Vetëm ndërhyrja e forcave të policisë që ishin jashtë stadiumit vendosën rregullin. Forcat e rendit këtë sezon nuk do të jenë të pranishëm në brendësi të stadiumit ku do të qëndrojë siguri private.

“Organizimi dhe mbarëvajtja e garës mbetet prioritet absolut i saj. Incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi për sa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to. Tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohshme dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Ndeshja hapëse e superiores në fund u fitua nga Skënderbeu me rezultatin 1 – 0.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.