SPORT

E kërkonte Real Madrid, Interi nuk dorëzon Mauro Icardin

16:05 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpos merkatos në hyrje Interi ka punuar dhe me futbollistët që mbyllën sezonin e shkuar dhe sipas “Corriere dello Spor” dhe “Tuttosport” Mauro Icardi ka firmosur tashmë një kontratë të re me zikaltërit, me klauzolën e lirimit prej 160 milion euro dhe  një pagë prej 8 milion euro.




Mediat italiane pretendojnë se marrëveshja është bërë disa javë më parë, por deri tani ka mbetur e fshehtë.

Më parë Icardi kishte një klauzolë lirimi për 110 milionë euro të vlefshme, por me kontratën e re Icardit i është rritur me 50 milion euro vlera në treg. Interes për shërbimet e Mauritos kishin shfaqur Reali i Madridit dhe Chelsea por duket se zhvillimet e fundit i kanë nxjerrë jashtë gare dy klubet europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.