Tech

Fshijeni historikun, por Google vazhdon t’ju gjurmojë

08:43 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse ju mund të kujdeseni të fshini historikun e veprimit, Google vazhdon t’ju gjurmojë në çdo hap që hidhni.




Realiteti është se Google mund të vazhdojë të mbledhë të dhënat e vendndodhjes tuaj dhe madje edhe t’u gjurmojë minutë pas minute, duke disponuar adresën tuaj të shtëpisë dhe vende të tjera që keni vizituar gjatë gjithë ditës.

Një raport i publikuar së fundmi nga Associated Press tregon se të prekur mund të jenë rreth dy miliardë pajisje Android të cilat përdorin Google për harta ose kërkime.

AP zbuloi se Google vazhdon t’u  gjurmojë ju nëpërmjet shërbimeve si Google Maps, përditësimet e motit dhe kërkimet në Browsera – çdo aktivitet i aplikacionit mund të përdoret për t’ju  gjetur.

Gjithsesi, ekziston një mënyrë për ta bërë Google të mos ju gjurmojë, duke gërmuar nëpër cilësimet për të fikur aktivitetin “Web dhe App”.

Studimi zbuloi se vendndodhjet e përdoruesve regjistrohen edhe kur opsioni i vendndodhjes është çaktivizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.