OPINION

Lista e veteranëve, krimi i përsosur i radhës

09:29 - 19.08.18 Arben Idrizi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuptohet, fryrja e listave të veteranëve është vetëm një krim më shumë në listën e përgjithshme të krimeve të kryera që nga lufta nga klasa politike kosovare. Kush më shumë e kush më pak, i përfshirë në
pothuajse të gjitha krimet Largimi i Prokurorit Special, Elez Blakajt nga posti i tij me arsyetimin se është ndier i kërcënuar në punën e tij, u përcoll me habi, por edhe me ndonjë akuzë që kërkonte t’i zhvlerësonte qëndrimet e tij.




Cilido që të jetë motivi i vërtetë i dorëheqjes, ai ka lënë pas vetes një dosje të tërë të hetimit që i ka bërë përkitazi me çështjen namkeqe të njohur si fryrja e listave të veteranëve të luftës. Nga hetimi, i pakundërshtuar nga askush si i tillë, të paktën deri më tani ka dalë se fryja ka ndodhur dhe praktikisht është bërë nga dhe me bekimin e disa prej figurave më të njohura të UÇK-së si dhe të krerëve të tanishëm të shoqatave të dala nga lufta. E në të vërtetë, për fryrjen kanë qenë në dijeni edhe të gjitha personalitetet e tjera politike, në krye të shtetit.

Përveç ndonjë akuze të rrallë nga ndonjë deputet, që për më tepër tërë atë e bënte në vrullin e ndonjë inati politik, askush nuk ka bërë asgjë që fryrja të mos realizohet. Për ta kryer këtë krim, ata kanë injoruar të gjitha paralajmërimet e FMN-së. Së fundmi, për ta mundësuar pagesën e rrogave sipas
listave të fryra të veteranëve është plaçkitur edhe ai fond i mjerë i mezi grumbulluar i sigurimeve shëndetësore, i cili për këtë shkak nuk do të mund të funksionalizohet edhe disa vite.

Së fundmi, për ta bërë gjoja më të besueshëm mashtrimin, zyrtarët e verifikimit të listave – ndër të cilët spikat emri i gjeneralit Agim Çeku – kanë shkuar deri aty sa e kanë sajuar një brigadë të tërë, të quajtur “Hasan Prishtina”. Duke lexuar procesverbalet dhe dokumente të tjera, të hulumtuara nga prokurori, vërehet fare qartë se në të vërtetë autorët e krimit as që e kanë problem mashtrimin e hapur. Shqetësimi i tyre i vetëm, fare i vockël, është se mbase mund të ketë ndonjë pyetje të pakëndshme në opinion, për
rrjedhojë duhet t’i kenë filan përgjigjet e gatshme.

Në dukje është një skenar i thjeshtë banditësh të rrugës, të veshur me uniforma zyrtare. Mund të duket i padëmshëm dhe shpejt i zbërthyeshëm, por në të vërtetë është krimi i thjeshtë, i përsosur i një bande në krye të shtetit.

Mashtrimi nuk është bërë nga një grup i izoluar, por nga një grup i mbikëqyrur dhe raportues te një autoritet i lartë, nga i cili ka marrë bekimin për cilindo keqpërdorim në interes të përbashkët të bandës. Krimin e kanë bërë të mundshëm të gjithë ish-komandantët dhe eprorët e tjerë të UÇK-së. Tre prej tyre janë zyrtarët kryesorë të shtetit sot: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

Meqë të gjithë e dinë, tingëllon bukur banale të thuhet se ai që është i përfshirë në një krim nuk do ta gjykonte kurrë veten për të tillë. Do të gjejnë, siç kanë gjetur deri më tani, marifete për ta heshtur të tërën. Kuptohet, fryrja e listave të veteranëve është vetëm një krim më shumë në listën e përgjithshme
të krimeve të kryera që nga lufta nga klasa politike kosovare. Kush më shumë e kush më pak, i përfshirë në pothuajse të gjitha krimet.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Para Kosoves sot, nje histori e tille ka qene e dukshme edhe ne Shqiperi. Gjithsesi sot kane ngelur disa rudimente, por qe gjithsesi moralisht e bejne efektin negativ. Shpesh degjohet se ka nje organizate veteranesh te L.II bot. I bie qe ne te te kete persona qe i kane kaluar te 88-90 viteve e me shume, nese e llogarisim ish pjesmarresin, me te ri ne lufte, 14-15 vjec. por nuk do ishtevetem ky problemi me i madh, nderkohe qe dihet, se kane marre statusin e veteranit, edhe ata qe kane qene ne ate kohe 8 apo 10 vjec, dhe qe sot mund te jene kryetare shoqatash, dhe qe jo pak prej tyre kane marre ndervite, edhe pensionin e vecante qe jepej ne kete rast. Personalisht se paku njoh apo kam njohur nja 2-3 syresh, edhe pse sot kane vdekur. p-ra edhe ne kemi patur te ngjajshmit tane te Hashim Thacit, Agim Cekut, Kadri Veselit etj si Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Shefqet Pecin etj, qe u dhane statusin e veteranit edhe atyre qe nuk ishin te tille, por qe ishin njerez te rrethit apo klanit te tyre. Dhe jo pa qellim, se nga ky status perfitohej jo vetem pensioni i veteranit, por shumecka, nese nuk zbuloheshe si ‘armik’ nga partia.

    Përgjigju ↓