AKTUALITET

Ndalohet i riu me 170 km/h, çfarë ndodhi gjatë natës në rrugët e Tiranës

08:36 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu si çdo fundjavë, edhe këtë të shtunë policia ka vijuar kontrollet nëpër pikat kyçe të kryeqytetit lidhur me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.




Në kuadër të kontrolleve të ushtruara janë hequr 9 leje drejtimi, me drejtuesit që janë kapur me radarë me shpejtësi që varionte nga 150-170 km/h.

Ndërkohë në aksin Tiranë-Durrës ka rënë në pranga një 24 vjeçar nga Tirana, i cili është ndaluar me 170 km/h.

“Drejtuesi i mjetit kesaj here, ishte me fat pasi shpetimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shendoshe ne banese por pa patente.

Te tilla shpejtesi rrezikojne maksimalisht te çojne ne banese patenten pa te zotin.

9 patenta te hequra per shpejtesi qe varionin nga 150-170 km/h.” njofton policia

Blutë e Tiranës apelojnë në fund për të gjithë drejtuesit që të shmangin shpejtësinë e lartë, pasi jo pak herë është kthyer në burim aksidentesh të rënda për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.