BOTA

Sekuestrohen rreth 2 milionë euro kokainë, i kishin fshehur në një shkëmb

15:01 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sasi e madhe lënde narkotike është gjetur e fshehur në shkëmbinjtë e bregdetit të Siçilisë, në Itali.




Më konkretisht një çantë me 24 kilogramë kokainë, u gjet këtë të shtunë në territorin shkëmbor të komunës së Pantellerisë, në provincën e Trapanit, zonë e cila mund të arrihet vetëm përmes detit.

Lënda narkotike ishte futur brenda një çante që nuk lejon depërtimin e ujit si dhe ishte lidhur në një shkëmb.

Dyshohet se lënda narkotike e ndarë në 20 pako, kap një vlerë prej rreth 2 milionë euro dhe mendohet se ishte fshehur për t’u marrë nga trafikantët.

Kokaina u zbulua gjatë patrullimit në brigjet e Pantellerisë, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Dyshohet se lënda narkotike mund të ketë mbërritur nga Afrika, për tu shpërndarë në tregun italian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.