SHËNDET

Efektet e mrekullueshme të kafes së zezë në organizëm

13:30 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse përzieni kafen me pak vaj ulliri apo me gjalpë do të fitoni mjet të shkëlqyeshëm natyror për trup, i cili do të zvogëlojë celulitin në kofshë dhe në vithe. Kafja e zezë është më shumë kulturë se sa pije, ndërsa në botë kjo është e njohur për shkak të bisedës, mënyrës së përgatitjes dhe shërbimit tradicional, disa madje do shtonin edhe thashetheme me një filxhan kafe. Por konsumimi i kafesë është potencialisht proaktivë kundër zhvillimit të diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.




Yndyra e kafes është e pasur me thartirën linoleike, e cila është një antioksidues i fuqishëm, ka efekt antikancerogjen dhe stimulon sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, ajo pengon edhe plakjen e lëkurës dhe ka veti anti-inflamatore.
Ndërsa një filxhan kafe e bluar përmirëson pikërisht qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e lëkurës. Dy studime të ndara të Universitetit të Harvardit të kryera në vitin 2011 kanë treguar që femrat të cilat pinë disa filxhanë kafe në ditë kanë rrezik më të vogël nga kanceri endometrial, derisa gjashtë filxhanë kafe në ditë reduktojnë për 60 përqind mundësinë që meshkujt të preken nga kanceri i prostatës.

Meshkujt që pinë dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë 25 përqind më pak rrezik nga sëmundja e Parkinsonit sesa meshkujt që nuk konsumojnë kafe. Ndërkohë sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvard i kryer në 50 mijë infermiere, ka treguar që femrat të cilat kanë pirë katër filxhanë kafe kanë 20 përqind më pak probabilitet të vuajnë nga depresioni sesa ato që nuk kanë pirë aspak kafe. Kurrsesi nuk duhet ta teproni, dy deri tre filxhanë kafe në ditë janëtë mjaftueshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.