SPORT

Karius largohet nga Liverpooli, transferohet te klubi turk

20:35 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gabimet e rënda në finalen e Ligës së Kampionëve duket se i kanë kushtuar shtrenjtë portierit gjerman Loris Karius, ndonëse tifozët e Liverpoolit i dhanë gjithë mbështetjen e duhur, duke treguar se e kishin lënë pas atë moment.




Blerja e Alisson nga ana e “the reds” që paguan plot 70 milionë euro për kartonin e tij, mbylli hapësirat për gjermanin, që vendosi përfundimisht të largohet nga Liverpooli dhe të riniset nga kampionati turk.

Karius ka nënshkruar një kontratë huazimi dy vjeçare me klubin e mirënjohur Besiktas, që do t’i paguajë dy milionë euro Liverpoolit dhe një pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, portierit gjerman, që do të kërkojë të rikthehet edhe njëherë në nivele të larta.

Vetë Klopp inkurajoi patriotin e tij, duke thënë se ka moshën e duhur për t’u përmirësuar dhe për t’u rikthyer edhe njëherë në arenën e më të mirëve, por këtë herë si protagonist pozitiv.

“Karius është vetëm 25-vjeç dhe kjo është mosha kur portierët fillojnë të përmirësohen ndjeshëm. Kam besim se ai do të arrijë të rikthehet si protagonist, këtë herë me pritjet e tij, jo me gabimet. Natën e Kievit duhet ta lërë pas, sepse të gjithë portierët e mëdhenj gabojnë, por rëndësi ka të reagosh pas atyre momenteve”, tha Klopp.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.