Tech

Nuk përshtaten me rregullat, Apple heq nga Kina 25 000 aplikacione “të jashtëligjshme”

15:19 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apple ka tërhequr më shumë se 25 000 aplikacione nga Apple Store në Kinë, pasi u konsideruan se bien ndesh me rregulloret kineze.




Apple shprehet në një deklaratë dërguar “Bloomberg” dhe “The Wall Street Journal” se,
“aplikacionet e lojrave të fatit janë të paligjshme dhe nuk lejohen në App Store në Kinë.”

“Ne kemi hequr tashmë shumë aplikacione dhe jemi vigjilentë për të mos lejuar aplikacione të ngjashme në App Store”, thuhet më tej në deklaratë.

Sipas “Bloomberg”, në 4 000 aplikacione gjendet e shënuar fjala “lojra fati”, ndërsa shifra 25 000 vjen nga transmetuesi shtetëror CCTV.

Lajmi për heqjen masive të aplikacioneve të lojrave të fatit nuk është për t’u habitur, por duhet parë si një kujtesë për kompanitë amerikane, të cilat janë të detyruara të përkulen ndaj rregullave të qeverisë kineze, nëse duan të bëjnë biznes në të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.