SPORT

FOTO/ Pas më shumë se një vit, futbollisti i Ajax zgjohet nga koma

15:06 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Abdelhak Nouri po tregon shenja të përmirësimit pak më shumë se një vit pasi ra  në koma.




21-vjeçari pësoi dëmtime në tru pas një arresti kardiak gjatë ndeshjes. Ai po luante kundër Werder Bremen në korrik 2017, kur ai u rrëzua në fushë dhe u dërgua në spital.

Fillimisht mjekët ishin për progresin e Nouri, por Ajax më vonë konfirmoi se diagnoza e tij ishte fundi i karrierës. Megjithatë, vëllai i tij, Abderrahim ka ndarë një lajm pozitiv mbi vëllain e tij, i cili pësoi dëmtime serioze dhe të përhershme të trurit.

 

Ai tha: “Gjendja e tij neurologjike është më e mirë se disa muaj më parë. Fizikisht, është e vështirë, ai nuk e lëviz trupin, vetëm kokën, por nganjëherë del nga shtrati për t’u ulur në karrocën e tij me rrota. Mund të komunikosh me të.”

Nouri pësoi arrest kardiak, pasi hyri në fushë gjatë pjesës së dytë të miqësores në Austri. Ai u trajtua nga stafi mjekësor emergjent pasi u rrëzua në tokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.