Kryesore

Vendimi, zbardhen datat e aplikimeve për programet e studimit në master

13:00 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza DURO – Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një nga programet e nivelit master në institucionet e arsimit të lartë publik në vend, kanë mundësinë të aplikojnë deri në 12 tetor të këtij viti. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot vendimin e Këshillit të Ministrave në të cilin theksohet se këto aplikime për master shkencor apo profesional do të kryhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore. “Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha
kategoritë e kandidatëve, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike deri në datën 12 tetor 2018 dhe në IAL-të jopublike deri në datën 19 tetor 2018”,-nënvizohet në udhëzimin e MASR të publikuar në Fletoren Zyrtare.




Më tej në këtë të fundit bëhet me dije se brenda datës 22 tetor 2018, IALtë publike dhe brenda datës 29 tetor 2018 IAL-të jopublike të shpallin dhe të afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme,
në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet web të IAL-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara. Ndërkohë aplikantët do të kenë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve, ku institucionet e arsimit të lartë janë të
detyruara të shprehin me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.

REGJISTRIMI
Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues të zhvillohet pranë sekretarive mësimore përkatëse të IAL-së publike deri në datën 30 tetor 2018 dhe deri në datën 6.11.2018, pranë sekretarive mësimore përkatëse të IALsë jopublike. “IAL-ja shpall në vende të dukshme dhe publikon në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar, brenda datës 1 nëntor 2018 për IALtë
publike dhe 8 nëntor 2018 për IAL-të jopublike. Njësitë kryesore të IAL-ve, organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë dhe
verifikimin e dokumentacionit të pranimit sipas kuadrit ligjor në fuqi. Procesi menaxhohet dhe monitorohet nga rektoratet”,-theksohet në udhëzim. Pranimi, në programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “master profesional” dhe “master i shkencave”/ “master i arteve të bukura”, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, do të realizohet në bazë të përzgjedhjes së bërë nga IAL-të, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht. Kriteret dhe dokumentet Të gjithë ata që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit kanë të drejtë të aplikojnë në një nga programet e studimit në nivel master. Këtë aplikim mund ta kryejnë edhe studentët që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe akredituar.

Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë MASR/QSHA, brenda muajit dhjetor 2018. Ndërkohë kandidati duhet të paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe të bëjë dorëzimin e dokumentacionit përkatës. Respektivisht në udhëzim theksohet se konkurrenti për programet e studimit në master duhet të paraqesë diplomën ose fotokopjen e saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën
e Shqipërisë. Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe: Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopjen e tyre të njësuara me origjinalin; formularin e aplikimit; fotokopjen
e mjetit të identifikimit; si dhe dy fotografi personale. Ndërkohë kandidatët e kategorive të veçanta
duhet të dorëzojnë edhe këtë dokumentacion shtesë: fotokopjen e noterizuar të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Sakaq, kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror, ndërsa aplikanti nga komuniteti rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian. “Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi në IAL-në publike dhe/ose jopublike, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer. QSHA-ja pas verifikimit i kërkon IALve ta çregjistrojë atë. IALtë shpallin publikisht hapjen e procedurave të aplikimit, datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat
përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për aplikim dhe regjistrim, si edhe njoftime të tjera që i
gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve. Këto njoftime bëhen
pranë fakulteteve respektive dhe IAL-së, si dhe në median e shkruar dhe elektronike”,-theksohet në
vendim. Brenda datës 19 nëntor 2018 institucionet e arsimit të lartë duhet të dërgojnë pranë Qendrës
së Shërbimeve Arsimore, listën e studentëve të regjistruar, me qëllim pajisjen me numër matrikullimi. Për të gjithë emrat e studentëve të dërguar pas kësaj date nuk do të procedohet me dhënien e numrave të matrikullimit dhe QSHA-ja të kërkojë nga IAL-ja çregjistrimin tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.