Kronikë

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Fier, shkak shpejtësia e madhe

12:29 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Del informacioni zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, ku u përplasën dy makina.




Aksidenti ndodhi rreth orës 11.30 të kësaj të marte, në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “Liqeni”, pamjet e të cilit i gjeni në videon më poshtë.

Automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A.Troka, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Majlinda Troka 27 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” dhe mendohet se ishte rreth gjashtë muajshe shtatzënë.

Gjithashtu është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Të lënduar lehtë kanë mbetur edhe dy drejtuesit e mjeteve.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë dhe ku paraprakisht dyshohet se shkak të ketë qenë shpejtësia e madhe e dy mjeteve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.