Kronikë

Bosi laçian u kap me 1 ton kokainë në Spanjë, policia i bllokon 5 mln euro pasuri

12:07 - 06.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një operacion i nisur nga autoritete spanjolle, DEA dhe EUROPOL i nisur që në prill të 2018 ka përfunduar me sekuestrimin e 5 milionë eurove pasuri në Shqipëri.




Bëhet fjalë për dy të arrestuarit shqiptarë Arjan Ndoci, 41 vjeç nga Laçi dhe Julian Deblini (Bedlini), 35 vjeç nga Lezha. Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së 1 ton kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.

Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.

Policia thotë se dhe ajo vetë ka nisur hetimet pas lajmeve qe erdhën nga Spanja.  Sipas policisë dy të arrestuarit, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve. Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.

Pas mbledhjes së provave, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, Arjan Ndocit, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Sot, oficeret e Task Forces Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë :
• 3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.
• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqërie tregtare me aktivitet ne fushën e ndërtimit.
• 1 Njesie Banimi në pallat
• 8 apartamente, me një sipërfaqe ndërtimi 905 metro katror.
• 2 njësi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.
• 4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.
• 3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.
Shuma e aseteve te sekuestruara në kuadër të operacionit, e përllogaritur me çmimin e tregut, kap vlerën prej 5 milionë eurosh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.