Kronikë

“Ai ishte një rreze dielli”, arkivoli i 23-vjeçarit me flamurin shqiptar dhe firmën e Zanettit

15:42 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kishte shkuar në Amerikë që në moshën tre vjeçare së bashku me familjen e tij. Kohët e fundit kishte blerë një apartament ku jetonte i vetëm.




Disa ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në SHBA, policia amerikane ende nuk ka identifikuar autorin por ka venë në dispozicion një shumë prej 2500 $, për cilindo që jep informacione për vrasjen.

Grei Frashëri u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e të premtes së kaluar në rrugën 93 në Bay Ridge, më pak se gjysmë milje larg shtëpisë së tij. Sipas “Dailynews” ai kishte një plagë në qafë.

LEXO EDHE: Vrasja e 23-vjeçarit, rrëqeth aktorja e Portokallisë: O Grei, çohu se po të vijnë dajot! Pse ike kaq shpejt?

Ai ishte një rreze dielli“, tha një kushëri për Dailynews, i cili kërkoi të mbetet anonim sepse vrasësi mbetet ende i lirë.

Nëse do kishte ndonjë situatë, sado e vështirë, ai do të buzëqeshte. Dhe të gjithë që ishin me të do të buzëqeshnin.

Brenda shtëpisë së funeralit, trupi i Frashërit ishte në një arkivol të hapur. Flamuri shqiptar, i nënshkruar nga futbollisti i tij i preferuar, ish-mbrojtësi argjentinas Javier Zanetti, mbuloi më pas arkivolin.

Të afërmit e 23-vjeçarit kanë thënë se ai ishte i dashuruar me teknologjinë dhe punonte me instalimin e kamerave.

Ai gjithmonë i ndihmonte njerëzit me gjithë zemër. Ai ishte shoku im më i mirë “, tha motra e tij Melisa.

Fillimish u dyshua për një vrasje në lidhje me drogën, por disa orë më pas kjo pistë u rrëzua.

Një agjent i shërbimit sekret, i cili jetonte afër zonës ku ndodhi vrasja, ka dalë jashtë shtëpisë për ta ndihmuar të riun por ishte e kotë. 23-vjeçari ndëroi jetë në spitalin e Brooklyn.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.