Kronikë

Aksioni policor në Nikël, kush janë pesë personat e arrestuar

22:00 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme forca të Ndërhyrjes së Shpejtë,  dhe Forcat Speciale të RENEA-s në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, kanë zhvilluar në aksion policor në fshatin Nikël të Krujës.




Nën drejtimin e hetimeve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Krujë , lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme, bënë ekzekutimin e vendimeve për kontrollin e banesave të shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.

Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar disa persona, ku 5 prej tyre janë arrestuar. Policia bën me dije së në pranga kanë rënë;

Lutfi Haka, lindur dhe banues në fshatin Zezë të Rrethit Krujë, i dënuar më parë.

Marklen Haka, lindur dhe banues në Zezë të rrethit Krujë , i denuar më parë.

Ylli Çangu ,lindur dhe banues në fshatin Nikël të rrethit Krujë, i padenuar më parë.

Skender Leza, lindur dhe banues në fshatin larushk të rrethit Krujë, i dënuar me pare.

Valter Bami, lindur dhe banues në fshatin Larushk të Rrethit Krujë.

Hetimet për arrestimin e tyre kanë nisur disa muaj më parë, ku janë përfshirë dhe përgjimet për disa persona të caktuar të cilët dyshoheshin se ushtronin veprimtari kriminale.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e personave të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri pistoletë , një armë zjarri Revolver, 28 njezet e tetë copë fishekë luftarake me caliber 9mm, tre armë gjahu, një pushkë sportive pleumatike.

Njoftimi i policisë

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Nikël të Krujës

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarine e grupeve kriminale ne Nikël të Krujës, zhvilluar keto hetime ne kuader te operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion te hetimeve te ngjarjeve te fundit kriminale te ndodhura, Policia e Shtetit, perkatesisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme operacionale ne bashkepunim me Prokurorine, kanë arritur te ndalojne në Nikël të Krujës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar ne kete kuader ka konsistuar ne pergjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e te dhenave ne rruge operative me qellim evidentimin sa me te plote dhe sa me te qarte te veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie.

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykates, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale.

Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u shoqeruan nje numer personash dhe u arrestuan 5 shtetas. Ata janë:

• Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
• Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
• Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 2 armë zjarri pistolete
• 4 armë gjahu e pushke sportive;
• 5 armë të ftohta;
• sasi fishekësh
• 4 palë dylbi
• 1 radio transmetuese;
• 39 000 Euro;
• 1 200 dollarë amerikanë ;
• 2 900 000 lekë të reja;
• 8 aparate celularë;
• 1 automjet i blinduar etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i Produkteve të veprës penale” parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë banorët e Nikles, Krujes dhe gjithe Shqiperise se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri per ta duke goditur me ashpërsine e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.