SPORT

Jarolim: Meritoj ekzekutim publik

14:00 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Republikës Çeke, Karel Jarolim, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares, pas humbjes me rezultatin 5-1, në miqësoren ndaj Rusisë, si dhe asaj ndaj Ukrainës në shtëpi për Ligën e Kombeve, me shifrat 1-2.




Ka qenë vetë Federata Çeke e Futbollit që ka bërë me dije lajmin, ndërkohë që akoma më shumë habisin fjalët e vetë trajnerit pas dorëheqjes. “Ndihem shumë keq, besoj se tani meritoj një ekzekutim publik. I gjithë faji është i imi. Skuadra tani ka nevojë për një shtysë të re”, – është shprehur Jarolim. Jarolim drejtoi Çekinë në 22 ndeshje dhe arriti vetëm 10 fitore dhe 8 humbje. Ekipi i tij pësoi plot 28 gola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.