Aktualitet

Mbyllja e transmetimeve analoge, kërkohet “koka” e kreut të AMA-s

17:39 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare

Katër anëtarët e bordit të AMA-s kanë kërkuar këtë të mërkurë shkarkimin e kreut të këtij institucioni, pas kaosit të krijuar në lidhje me shkëputjen e transmetimeve analoge.

Anëtarët e bordit të AMA-s, Sami Nezaj, Suela Musta, Agron Gjekmarkaj dhe Zylyftar Bregu thonë se është përgjegjësi direkte individuale e kryetarit për situatën e rëndë të krijuar me mbylljen e transmetive analoge, duke shkaktuar pakënaqësi të ligjshme tek qytetarët.

Sipas tyre ky vendim i mbylljes së menjëhershme të sinjalit televiziv analog shkaktoi shkelje masive të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim, e mbrojtur kjo nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Por i ftuar në rubrikën “Opinion’ në News24, kreu i AMA, Gentian Salaj tha se nuk është shkelur rregullorja dhe argumentet e 4 anëtarëve janë të padrejta.

“Sot kishim një mbledhje Bordi dhe zoti Sami Neza kërkoi këtë shkarkim. Unë nuk e shoh kur është shkelur rregullorja e bordit sepse nuk është mbledhur. Nuk e kërkuan të hidhej në votim kërkesa sot por e shtynë dhe më pas dolën me një deklaratë. Mbledhja e bordit nuk bëhet për këto çështje. Nuk ka asnjë shkelje në procesin e dixhitalizimit. AMA nuk merret me çështje administrative. Ata panë reagimin qytetar dhe reaguan, por argumentet më duken të padrejta”- tha ai.

Ndërprerja e transmetimeve televizive në sistemin analog dhe kalimi i tyre në dixhital është një proces i detyrueshëm për të gjitha vendet europiane, gjithashtu edhe për Shqipërinë, që ka nisur shumë vite më parë.
Në maj të vitit 2012, qeveria e atëhershme e Partisë Demokratike miratoi Strategjinë Kombëtare të Digjitalizimit, ku përcaktoi me ligj se pas qershorit 2015 asnjë televizion shqiptar nuk do të mund të transmetonte më në analog, por të gjitha duhet të kalonin në teknologjinë digjitale.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. AMA nuk ka te drejte te nderprese sinjalin e antenes te televizioneve per keto arsye:
    1. Televizionet e tipeve te fundit e kane te incorporuar decoderin; qytetaret nuk kane arsye per ta blere ate per se dyti.
    2. Per te shikuar televizionin Shqiptar per çdo muaj ne faturen e dritave qytetarit i shtohet nje pagese njemije leke per llogari te aparatit te TV.
    3. Televizionet private ta nderpresin vete sinjalin kur qytetari nuk paguan per shikimin e kanalit te tij.
    4. A ka ndonje Shqiptar qe mendon se me pensionin shqiptar qe marrin pensionistat e shtresave te popullit (jo shtresat e politikaneve e parlamentareve) jane te afte te paguajne per çdo muaj edhe 12-mije leke te tjera, me detyrim, per digitalbin?
    5. AMA si Institucion Kushtetues ne rradhe te pare paguhet per te mbrojtur qytetaret dhe jo korrupsionet e politikaneve ne bashkepunim me oligarket.

    Përgjigju ↓