Kosova

Lajm i mirë! PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

12:30 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parlamenti Europian ka votuar pro rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.




Tanja Fajon, raportuese për vizat e Parlamentit, deklaroi pas procesit të votimit se: “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Qytetarët e Kosovës janë një hap më pranë lëvizjes së lirë”.

Fajon shtoi se: “Beteja vazhdon me qeveritë e vendeve të BE-së”.

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Europian shpjegoi se pas procesit të votimit do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që aprovimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.

Ditën e djeshme, raportuesja për vizat ka marrë mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian, teksa procesi kalon në nivelin e grupeve punuese.

“Radio Europa e Lirë” mëson se takimi i parë i grupit të punës do të mbahet më 17 shtator.

Pasi të përafrohen bisedimet në kuadër të këtij grupi, çështja kalon më tej në nivel ministrash të Brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët vendosin për këtë përmes votimit me një shumicë të cilësuar.

Komisioni Europian vendosi më 18 korrik të këtij viti se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimit Europian të liberalizojë vizat për qytetarët e saj.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e “Schengen”-it.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.