Nostalgji

Nostalgji/ Basha në gatishmëri për Bregun. Ina Rama, si gjithmonë në formë

16:00 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Basha në gatishmëri për Bregun. Ina Rama, si gjithmonë në formë




Basha në gatishmëri për Bregun
Nëse ministrat e kabinetit qeveritar kanë ndonjë vështirësi për të kuptuar ndonjë material, është ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ai që zgjidh gjithçka. Një problem në këtë rast duket se ka pasur edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Dhe ja, ministri Basha është aty për të zgjidhur gjithçka. Ndërsa Bregu i tregon me gisht në kompjuter paqartësinë që ka, ai është gjithë sy e vesh jo vetëm për ta parë por edhe ndihmuar kolegen e tij.

Ina Rama, si gjithmonë në formë
Edhe sot Prokuorja e Përgjithshme, Ina Rama merr komplimentat e “Bluetooth” për look-un e saj. E panishme në ceremoninë e përurimit të ngritjes së Njësisë së Koordinimit Ndërkombëtar për Zbatimin e Ligjit “LECU”, financuar nga KE, Rama është shfaqur si gjithmonë në formë, e veshur këndshme me ngjyra verore dhe mjaft moderne, ndërsa pas saj duket si përherë buzagaz ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha!
Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.