EKONOMI

Taksat e bixhozit, Kuvendi nxjerr “kartonin e kuq” për Presidentin

13:14 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me forcën e kartonëve dhe pa opozitën në seancë, mazhoranca qeverisëse ka rrëzuar dekretin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për “tatimin mbi të ardhurat”. Dekreti është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër. Thënë me fjalë të thjeshta është ligji për lojërat e fatit.




Argumentet kundër nga Presidenti

Ky reduktim realizohet nëpërmjet aplikimit të sistemit të ri të tatimit për këto biznese, i cili me ligjin e ri përcakton si të ardhura bruto, jo “xhiron totale” (siç parashikohet nga ligji ekzistues), por “fitimet bruto”, e cila përllogaritet duke zbritur shumën e fituar nga lojtarët nga shuma totale e luajtur prej tyre. Pra sipas nenit 6 të ligjit nr. 39 /2018, barra fiskale e tatimit ulet nga 15% mbi xhiron, në 15% mbi fitimet bruto.

Miratimi i nenit 6 të ligjit nr.39/2018, është në kundërshtim me përmbushjen e objektivave social të shtetit shqiptar, bie ndesh me frymën e legjislacionit në fuqi, në funksion të dekurajimit të aktivitetit të biznesit në industrinë e lojërave të fatit, si dhe krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cenojnë familjen shqiptare. Modeli i biznesit të lojërave të fatit nuk rezulton me vlerë të shtuar për shoqërinë, por përkundrazi zgjerimi i këtij aktiviteti në treg sjell rrezik potencial për varfërimin e ekonomisë familjare dhe krijimin e dramave sociale.

Argumentet dhënë nga Ministria e Financave

– Tatimi mbi fitimin për industrinë e lojërave të fatit nuk ndryshon, nuk ndryshon as baza e tatueshme.  “Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte e përjashtuar nga definicioni standard dhe nga taksimi 15 përqind. Deri dje taksohej me 10 përqind, sot do të taksohet, kur ta aprovojmë, me 15 përqind”, ka thënë minsitri Ahmetaj.

-Qeveria thotë se do zbatojë një plan për heqjen e lojërave elektronike jashtë zonave urbane dhe reduktimin e pikave të basteve. “Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike. Rrallimit të zyrave të basteve, një në 200 metra”, tha Ahmetaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.