AKTUALITET

20 vite nga “grushti i shtetit”, çfarë ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit

17:22 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtunën e 12 shtatorit 1998, ndodhi vrasja e Azem Hajdarit para selisë së Partisë Demokratike.Më 14 shtator, ditën e varrimit të Azemit do të ndodhte një grusht shteti, me mësymjen kundër qeverisë institucioneve shtetërore dhe Radio-Televizionit.




20 vite nga gjunjëzimi i shtetit shqiptar, në ju risjellim edhe njëherë në kujtesë se çfarë ndodhi. Më poshtë do të gjeni disa nga faqet e para të Gazetës Shqiptare të asaj periudhe .

1 ok 2 ok 3 ok 4 ok 5 ok
<
>

Edhe pse për vite me radhë, Prokuroria këmbënguli se Kryeministria ishte sulmuar në mënyrë të organizuar, në përfundim ajo nuk ia doli mbanë të provojë akuzat e saj ndaj 20 të dyshuarve për kryengritje të armatosur, thënë ndryshe grusht shteti. Në përfundim, në vitin 2008, Prokuroria tërhoqi fashikujt nga gjykimi dhe dosja u arkivua në Lundër.

Vrasja e Azem Hajdarit vazhdon të jetë një çështje e cila ngjall debate. Ndonëse gjykatat shqiptare kanë dhënë dhe dënime për autorët e akuzuar për atentatin ndaj tij, pikërisht njëri prej tyre, Izet Haxhia, i ekstraduar vetëm pak kohë më parë nga Turqia, kërkon që dosja dhe procesi gjyqësor të rihapet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.