Kronikë

35-vjeçari kapet i dehur në timon, policia i zbulon çantën plot me euro

17:47 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Efektivët e policisë rrugore i ngritën tabelën për ta kontrolluar. Rezultoi se Antonio Bregu, 35 vjeç po udhëtonte me automjetin tip “Range Rover” në gjendje të dehur. Ai u ndalua në lagjen “Kastriot”. Por pas kontrollit të makinës efektivët zbuluan se mbante një çantë plot me euro.




Pas numërimit doli se 35-vjeçari udhëtonte me 70 mijë euro, shumë për të cilën policia thotë se vjen nga veprimtari kriminale.

Tani Antonio Bregu veç drejtimit në gjendje të dehur po hetohet dhe për pastrim parash. Ai ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike dhe para 2 vjetësh ka dalë nga burgu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.