OPINION

Emri dhe tradita e mirë bëjnë gjithmonë diferencën…

07:30 - 14.09.18 Rezana Konomi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sapo ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve për maturantët që aspirojnë të ndjekin studimet e larta universitare. Si çdo vit, edhe në këtë vit të ri akademik aplikantët duhet të kalojnë në disa faza, duke u përzgjedhur bazuar në kriteret e përcaktuara dhe sipas parimit të meritës dhe preferencës.




Natyrisht që dilemat janë të mëdha, zgjedhjet e vështira dhe shpesh të ndikuara edhe nga të tjerë, por gjithmonë duke kërkuar më të mirën, studentët për veten e tyre dhe familjarët e prindërit për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Për të zgjedhur më të mirët, për të zgjedhur ata që të garantojnë një të ardhme të sigurt, ata që të japin një pasaportë të garantuar në tregun e punës duhen ditur disa tregues të matshëm të performancës për të besuar dhe kuptuar se ke bërë zgjedhjen e duhur.

Kolegji Universitar “Luarasi” edhe këtë vit përmbylli me sukses fazën e parë të regjistrimeve, duke shënuar një rritje të konsiderueshme të studentëve të regjistruar në të gjitha programet e studimit që ofron për këtë vit akademik.

Për Fakultetin e Drejtësisë, rritja e numrit të studentëve që kanë kërkuar dhe zgjedhur për t’ia besuar studimet Kolegjit Universitar “Luarasi” është e pritshme, pasi Drejtësia dhe emri “Luarasi” janë një binom, i cili ka treguar besueshmëri në tregun e punës dhe mbi të gjitha, vlera të spikatura profesionale, që gjithmonë kanë bërë diferencën me të tjerët.

Por, nuk është e vetmja arsye kjo pse zgjedhja e Kolegjit “Luarasi” ka qenë në preferencat e studentëve. Përveç emrit të mirë, tradita gjithashtu tregon për një qëndrueshmëri dhe përballje me sukses të sfidave, që aktualisht ka arsimi i lartë. Ndërkohë që certifikimi i cilësisë dhe akreditimi institucional në maksimumin e viteve që ligji për arsimin e lartë parashikon (përkatësisht 6 vite) është një tjetër arsye e fortë e zgjedhjes se Kolegjit Universitar “Luarasi” nga ana e studentëve.

Por, procedura për aplikime ende vazhdon. Studentët  kanë ende mundësi për të realizuar ëndrrën e tyre atje ku ata dëshirojnë. Në vijim janë faza e dytë dhe e tretë, të cilat korrektojnë apo plotësojnë nevojat dhe kërkesat që rezultojnë gjatë fazës së parë.

Për këtë arsye, studentët duhet të jenë të vëmendshëm gjatë plotësimit të aplikimeve në fazat në vijim dhe nëse dëshirojnë të zgjedhin drejtësinë si profesion të tyre, duhet të zgjedhin Kolegjin Universitar “Luarasi”, si e vetmja shkollë e lartë, që garanton cilësinë maksimale në treg për këtë program studimi.

Duke marrë shkas nga fakti se ende ka shanse për të bërë zgjedhjen e duhur, këshilloj maturantët të jenë të kujdesshëm gjatë plotësimit të aplikimit, duke rankuar në 10 alternativat e tyre Kolegjin Universitar “Luarasi”, nëse dëshirojnë të jenë profesionistë juristë, duke i kërkuar që të informohen me maturi për të gjithë treguesit dhe elementet që e bëjnë një shkollë të lartë të jetë më e mira, me konkurruesja, më e sigurta dhe më e garantuara në tregun e punës.

Reformimi i sistemit të drejtësisë gjithmonë e më shumë do të kërkojë profesionistë të ndershëm dhe me integritet, të cilët do të dinë të përballen me sfidat që koha kërkon dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse merr një formim të mirë dhe bashkëkohor.

Pikërisht këtë garanton Kolegji Universitar “Luarasi”, Fakulteti i Drejtësisë, formëson profesionistin dhe ekspertin e së ardhmes, juristin që nesër mund të jetë magjistrat apo prokuror, i aftë të japë drejtësi dhe të kontribuojë në formimin e shtetit të së drejtës.

Për të gjitha këto arsye, por edhe për shumë elemente të tjera strukturore apo infrastrukturore, zgjidhni pa hezitim Fakultetin e Drejtësisë së Kolegjit Universitar “Luarasi”. Kuotat janë të limituara, kërkesat janë të mëdha. Kujdesi gjatë aplikimeve në fazat në vijim do t’ju bëjnë të jeni pjesë e jona dhe së bashku do të zbulojmë të panjohurat dhe gjithçka të bukur që profesioni i juristit mbart.

Besoni tek ne, për të bërë realitet ëndrrat tuaja.

 Prof.Asc.Dr.Rezana Konomi – Dekane e Fakultetit të Drejtësisë Kolegji Universitar “Luarasi”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.