Kryesore

Përballja live në studio, shmanget përplasje fizike mes nuses dhe ish-vjehrrës

13:30 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur një çift ndahet problemet më të mëdha kalojnë tek fëmija. I tillë është rasti i publikuar në News 24, gjatë emisionit “Me zemër të hapur”.




Në emision direkt, që për pak përfundoi në përleshje fizike, janë përballur Eglantina dhe ish-vjehrra e saj Natasha për kujdestarinë e fëmijës.

Sipas raporteve të institucioneve fëmija i çifti (Eglantina ka qenë e martuar me djalin e Natashës) ka kaluar një përhidhe të vështirë në kohën kur e mbante gjyshja.

Nga ana tjetër gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit. Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.