Kronikë

“Policia qëlloi me armë kur ishim në gjumë”, familjarët akuzojnë RENEA-n për dhunë

16:52 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjarët e të moshuarit, Haxhi Lika që u plagos mëngjesin e së premtes në Remas të Lushnjës akuzojnë forcat e RENEA-s se ka qëlluar me armë kur ata ishin në gjumë.




I moshuari mori plagë në kokë gjatë një operacioni të RENEA-s për kapjen e dy personave që dyshohet se fshiheshin në banesën e tij. Bëhet fjalë për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin. Ata akuzohen si personat që ekzekutuan në qendër të Lushnjës, Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifit.

Policia pretendon se 77-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjes për kontroll duke dalë me armë gjahu në dritare. Në këtë moment forcat RENEA që kishin rrethuar banesën qëlluan në ajër. Më pas u konstatua se Lika kishte marrë një plagë në kokë dhe u dërgua për mjekim në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e tij hedh poshtë këtë version të policisë.

Ndërsa nipi i të moshuarit tregon se pas plagosjes së xhaxhait policia hyri brutalisht në banesë. Edhe të afërm e fqinj të familjes Lika flasin për sjellje të dhunshme të forcave të rendit. Policia shoqëroi dy djemtë e 77-vjeçarit dhe thotë se do jetë ekspertiza që do nxjerrë shkaqet dhe rrethanat e plagosjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.