AKTUALITET

Tring zilja, zilja tringëllon. Policia: Kontrolle tek portat e hyrjes në shkolla dhe…

16:16 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse do të zbatoheshin në masën 100 për qind, atëherë prindërit nuk do të iknin me kokën pas nga shkollat ku studiojnë fëmijët e tyre. Megjithatë përpara fillimit të vitit të ri shkollor në 17 Shtator, Policia e Shtetit njofton disa masa që janë për tu vlerësuar.




Albert Dervishaj, drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike në një konferencë për mediat njoftoi se patrullat e përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, agjentët e krimeve, si dhe shërbimet e policisë rrugore do të jenë në afërsi të institucioneve arsimore. Kjo sidomos në orarin e fillimit e mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

Po ashtu policia do të punojë për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë janë pika të grumbullimit të personave me precedentë kriminal, përdorues të pijeve alkoolike e narkotike dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës e nxënësve të shkollave

Albert Dervishaj gjithashtu kërkoi nga stafin pedagogjik që të njoftojë policinë për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme. Po ashtu do të kenë kontrolle në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.