BLUETOOTH

‘Kimikatë ka kudo’, Olsi Bylyku tregon arsyen e largimit nga “Portokalli”

15:30 - 15.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm para pak kohësh aktori i njohur në ‘Portokalli’ si Kimikati zbuloi se do të largohet drejt ‘Klan Tv’. Olsi Bylyku ka zbuluar në një intervistë për ‘Klan’ arsyet e kësaj lëvizjeje. Ai ka shpjeguar se zgjodhi rrjetet sociale për ta ndarë lajmin me fansat pasi aty është komentuar shumë. “Në Tv Klan do të më shihni si Olsi Bylyku, pasi si Olsi m’u bë dhe ftesa”,-ka thënë ai.




Ndërsa për faktin që do punojë me kolegët që e kanë shoqëruar në ‘Portokalli’ dhe a do e lehtësojë kjo punën, Olsi ka thënë: “Kam besuar gjithnjë te Besi dhe Erioni, si një dyshe fantastike humori (dhe këtë gjë e kam shprehur gjithnjë), por nuk e shoh aspak më të lehtë, pasi më duhet të punoj shumë për të nxjerrë produktin që të gjithë kërkojmë të shohim çdo të diel”. Kujtojmë se tre aktorët e spektaklit ‘Portokalli’ do të kenë një hapësirë të dedikuar në emisionin ‘E diela shqiptare’ që do të mbajë emrin “B.E Caffe”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.