BOTA

Merkel: S’ka tërheqje të sanksioneve ndaj Rusisë, pa armëpushim në Ukrainë

09:37 - 15.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Moskës do të vazhdojnë deri në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, nën marrëveshjen e Minskut.




“Para implementimit të marrëveshjes së Minskut, ose është zhvilluar progress, ne nuk do të konsiderojmë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Merkel.

“Kthimi i paqes dhe integritetit territorial të Ukrainës është caku ynë”, raporton REL.

Sanksionet ndaj Rusisë ishin vendosur për shkak të mbështetjes ndaj separatistëve të forcave të qeverisë ukrainase në një luftë që la më shumë se 10,300 persona të vrarë që nga prilli i vitit 2014.

Sanksionet ishin rritur ndaj Moskës për rrethimin dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të njëjta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.