Nostalgji

Nostalgji/ Erla qëllon në shenjë. Mesila: Ben, duhani Vret!

16:00 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Erla qellon në shenjë. Mesila: Ben, duhani Vret!




Erla qëllon në shenjë
Gjithmonë, para medias në konferenca shtypi, shfaqet me flokët e lëshuara, shpesh të çrregullta, me një grim të lehtë dhe e veshur thjeshtë. Ky imazh i Erlës është ngulitur më së miri në mendjen e të gjithëve. Por, edhe Erla ka vendosur të ndryshojë. E në fakt ja ka arritur për bukuri. Në mitingun e PD-së, dy ditë më parë, Erla ishte ndër personazhet që ra më shumë në sy. Flokët e kapur lart, një grim i këndshëm, e veshur bukur, Erla mori vërtet komplimente, dhe ja kishte dalë që jo thjesht të binte në sy, por t’i jepte rëndësinë e duhur këtij mitingu me performancën e saj!

Mesila: Ben, duhani Vret!
Mes batutave dhe bisedave që kanë shkëmbyer ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe deputetja, Mesila Dode, thuhet se kjo e fundit i ka bërë edhe një vërejtje/këshillë ministrit. Gjatë kohës që flisnin, Imami ka nxjerrë një cigare dhe ka nisur ta pijë gjithë qejf. Dode, ashtu si në imazhet publicitare, i ka riprodhuar një tekst të njohur “duhani vret”, ministrit, por ky i fundit ja ka kthyer me të qeshur, “prandaj e ka lënë Keli cigaren!”

Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.