AKTUALITET

27-vjeçari vdiq në aksident, kushëriri tregon tmerrin: Ishte pak me shpejtësi, makina u trondit shumë

12:02 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës, ku për pasojë 27-vjeçari Pajtim Zotaj ka ndërruar jetë, ndërsa ka mbetur i plagosur kushëriri i tij.




Agim Zotaj ka rrëfyer për gazetarin Ervis Kuçi momentet e tmerrit, ndërsa ende nuk e di se djali i xhaxhait ka ndërruar jetë.

Për Gazeta Shqiptare ai tregon se makina tip “Opel” që drejtohej nga kushëriri i tij doli nga rruga.

“Kushëriri ishte pak me shpejtësi. Por e humbi situatën papritur dhe makina doli nga rruga. Është mirë në dhomën tjetër. Kam dhimbje, u vrava pasi makina u trondit shumë. Unë kisha hallin e kushëririt, ai hallin tim. Nuk u përplasëm me asnjë makinë, dolëm nga rruga. Unë u përplasa në trup, kurse ai tjetri se di çfarë ka. Ishim nisur për Ballsh”, – ka thënë i mbijetuari i aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.