Kronikë

Kontrabandonin mallra, arrestohen dy persona. Ja çfarë u gjeti policia

19:51 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, nën akuzën e kontrabandimit të mallrave. Ndërkohë një 32-vjeçare, mbi të cilën rëndon e njëjta akuzë, është proceduar në gjendje të lirë.




Në pranga kanë rënë  Fatmir Bishanaku,49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe  Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan.

Të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin kontrabandimin e mallrave për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregëtim transportim i mallrave.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi, 4249 000 lekë të vjetra,  400 euro, automjet i markës “Mercedez Benz”, 4100 paketa, 2 aparate celular.

Ndërkohë, autoritet po punojnë për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kotrabandimi.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekia”.

Operacioni nga Sektori per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohen 4100 copë paketa cigare dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Pas një pune disa mujore, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  u finalizua  operacioni policor i koduar “NDJEKIA”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– Fatmir Bishanaku,49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

– Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjëndje të lirë shtetasja :

– E. P,  32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm në fushën e  Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregëtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 4249 000 lekë të vjetra

– 400 euro

– automjet i markës “Mercedez Benz”

– 4100 paketa

– 2 aparate celular

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregëtim transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”, të parashikuar nga nenet 178/3, 149/a dhe 172/2 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.