BOTA

Lidhje intime me një nga bosët e krimit, gjendet e vrarë avokatja

21:00 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një avokate 33 vjeçare është  gjetur e vrarë në garazhin e nëndheshëm të vilës së vet në lagjen e shtrenjtë Kifisia të Athinës.




Sipas policisë, vrasja është kryer të martën, por viktima u gjet mbrëmjen e të mërkurës. Ajo ishte qëlluar disa herë me kallashnikov, por edhe me pistoletë të kalibrit 9 mm. Në vendngjarje u gjetën 16 gëzhoja.

Burime të policisë citohen nga mediat të kenë thënë se viktima kishte lidhje intime me një nga bosët e krimit.

Avokatja ishte e skeduar nga policia, teksa vite më parë ishte akuzuar ndër të tjera për grabitje, çështje që lidhen me trafikun e drogës, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gruaja e pafat kishte rënë sërish preh e një atentati në vitin 2011 dhe që atëherë ishte larguar jashtë Greqisë. Policia thotë se ajo sapo ishte kthyer dhe duket se ekzekutorët u vinë menjëherë në ndjekje të saj.

Kjo është vrasja e tretë mafioze brenda pak ditësh. Më herët një farmacist u vra para shtëpisë së vet, ndërsa një person i skeduar u gjet i vrarë brenda një makine. Policia po shqyrton nëse të tri vrasjet kanë lidhje ndërmjet tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.