LIFE STYLE

Pse bebet pushojnë së qari sapo i marrim në krahë

16:06 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse nuk e keni provuar vetë ndjesinë e prindërimit, me siguri keni dëgjuar nga të tjerët që të kesh një bebe të vogël në shtëpi, gjumi nuk ka vend mes jush.




Por, përse bebet e porsalindura pushojnë së qari kush i merrni në krahë e afroni pas veten dhe ngriheni në këmbë, ndërsa nuk e bëjnë të njëjtën gjë kur jeni ulur?

Sigurisht, dikush do të mendojë që e keni mësuar keq fëmijën nëse ai pushon sapo ngriheni në këmbë me të, por në fakt nuk është kështu.

Sipas gjasave, bebja pushon nga ky veprim për shkak të natyrës së tyre evolutive, çka është krejtësisht normale që i/e vogli/a juaj të mos qajë kur ngriheni në këmbë me të.

Por si e dallon një foshnjë kur ju jeni ulur apo kur qëndroni në këmbë me të?

Në studimin e publikuar nga “Current Biology” thuhet:

I porsalinduri qetësohet kur nëna e merr ngrykë falë reaksionit të koordinuar të qendrës motorike dhe kardio-rregulluese. Bebet e vogla prej gjashtë muajsh pushojnë së qari dhe qetësohen dhe rrahjet e shpeshta të zemrës ngadalësojnë sapo nëna e merr ngrykë dhe fillon ta bartë nëpër dhomë.”

E ndoshta kjo ka lidhje edhe me fillimet e njeriut të parë, homosapiensi, i cili ishte gjithnjë në rrezik nga grabitqarët dhe pozicioni në këmbë është më i sigurtë dhe jeni më vigjilentë se sa kur rrini ulur, sigurisht ky është instinkt i cili mund të jetë ngulitur thellë në sjelljen e njeriut


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.