AKTUALITET

VIDEO/ U dhunua në mesnatë, biznesmeni: Po paguaj borxhet e vëllait, si më sulmoi banda në mes të rrugës

12:28 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Andrea Zoga është biznesmeni që mbrëmjen e djeshme ra pre e dhunës. I shtuar në ambientet e spitalit të Traumës si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe trup, për gazetaren Dorjana Bezat ai ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë dhe ka treguar edhe motivet se pse mund të jetë sulmuar.




Andrea Zoga ka pohuar për Gazeta Shqiptare se është dhunuar nga disa persona që mendon se janë pjesë e një bandë dhe shkak për këtë sulm mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

E ndërsa kërkoi që të merren masa dhe autorët të vihen para drejtësisë, në të kundërt biznesmeni paralajmëroi se do të largohet nga Shqipëria për të mbrojtur familjen e tij.

Vëllai ka një konflikt me persona të tjerë me të cilët ka pas bashkëpunuar. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Vëllai ka pasur një biznes, ku tokës ku ishte biznesi i doli pronari. IKMT ia prishi bashkë me materialet brenda dhe mbi këtë pronë është ndërtuar një pallat. Vëllai mbeti debitor me palët që bashkëpunonte dhe menjëherë u largua jashtë vendit. Jam kërcënuar edhe më parë lidhur me këtë gjë. Madje, e kam çuar çështjen në prokurori.

Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, një bandë më dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos t’i njihja. Më pas 4 persona më sulen.

Bëra denoncim në polici dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Ka kamera sigurie. Kur më erdhën për të folur i thash nuk flas me tim vëlla prej vitesh nuk kam lidhje me këtë histori ju lutem më lini rehat. Para disa kohësh më kërcënuan me jetë, sot e bënë realitet”. Pyetjes se ku ndodhet vëllai, ai u shpreh:Është jashtë ka disa muaj që është jashtë nuk kam marrëdhënie me të. Do largohem jashtë do gjej zgjidhjen më të mirë të largohem jashtë, nëse nuk vihet drejtësi.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.